Kancelari gjerman pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor para 23 qershorit

19 maj 2022 | 11:49

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë me dije se do të udhëtojë në shtetet e Ballkanit Perëndimor para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) që mbahet muajin e ardhshëm, përkatësisht më 23 -24 qershor.

Scholzi para deputetëve gjermanë ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë aspirata për anëtarësim në BE dhe se kjo organizatë duhet t’i përmbahet zotimeve të saj për rajonin, raporton “Reuters”.

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE. Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova  janë përfshirë në procesin e reformave shumëvjeçare. Mbajtja e zotimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike”, ka thënë ai, duke treguar ndikimin e “fuqive të jashtme” në rajon, duke përfshirë Rusinë.

Derisa kancelari Scholz është shprehur pro integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shfaqur edhe njëherë skepticizmin e tij që gjashtëshja ballkanike të jetë pjesë e unionit.

Macroni që është rizgjedhur president i Francës pas zgjedhjeve të fundit atje, ka  propozuar një organizatë të re politike që do t’i përfshinte shtetet që ndajnë vlerat e BE-së por që s’janë pjesë e bllokut.

Ky propozim i tij është parë si përpjekje për ta ndalur zgjerimin e BE-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë…