Kancelari i Austrisë mbledh kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

14 nëntor 2018 | 16:34

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka ftuar për një takim pune në Vjenë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Është bërë me dije se takimi do të mbahet më 19 nëntor.

Në këtë takim pune pritet të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Po ashtu në këtë takim është paralajmëruar edhe prania e komisionarit për zgjerim, Johannes Hahn si dhe e komisonares për ekonominë digjitale, Maria Gabriel.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian (BE), ka qëndruar kohë më parë në Prishtinë e Beograd, ku u ka bërë thirrje atyre të vazhdojnë dialogun dhe u ka thënë se pa arritjen e marrëveshjes s’ka hyrje në BE.

Gjithashtu ka thënë se Austria, sikundër edhe shumica e vendeve të BE-së, kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar të zbardhet rasti i rrëzimit të helikopterit jashtë…