Kancelarja gjermane do ta mbështesë marrëveshjen e Brexitit

21 nëntor 2018 | 11:24

Gjermania do të mbështes marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke shpresuar se do të zgjidhjet edhe çështja e Gjibraltarit, territorit të kontestuar britanik, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha të martën se qeveria e tij do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit-it, nëse përmbajtja për Gjibraltarin nuk ndryshon në tekst.

Gjibraltari parashihet të largohet nga Bashkimi Evropian së bashku me Mbretërinë e Bashkuar në mars, përkundër referendumit më 2016 që rezultoi me qëndrim në bllok.

“E dimë se sa të vështira janë bërë diskutimet në Britani, por mund të them se Gjermania do të pajtohet me marrëveshjen e Brexitit”, ka thënë Merkeli para deputetëve.

“Ende kemi dyshime për Spanjën. Nuk e di se si do të zgjidhjet kjo çështje, por shpresoj se do të zgjidhet të dielën”, ka theksuar Merkeli, raporton “Rel”.

Bashkimi Evropian pritet të mbajë një samit të dielën për të diskutuar të ardhmen e Britanisë.

“Ne duam – dhe është në interesin tonë fundamental – të kemi marrëdhënie të mira me Britaninë edhe në të ardhmen”, është shprehur Merkeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondet milionëshe për lobim, nuk i kanë sjellë Kosovës anëtarësimin…