Kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes në Ferizaj

19 shkurt 2021 | 17:29

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura me 14 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 60 për qind të votave në Komunën e Ferizajt, ndërkaq mbi 20 mijë qytetarë të kësaj komune, e kanë votuar Vjosa Osmanin për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Telegrafi nga burimet e veta ka arritur të sigurojë një listë  të kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në Komunën e Ferizajt, listë së cilës i prinë Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani: 20 233 vota

Hekuran Murati: 14 887 vota

Glauk Konjufca: 11 258 vota

Valon Ramadani: 7 340 vota

Dimal Basha: 5 497 vota

Enver Haliti: 4 716 vota

Shqipe Isufi: 4 464 vota

Alban Bajrami: 3 932 vota

Burim Karameta: 3 857 vota

Ekrem Mustafa: 3 625 vota

Haki Abazi: 1 793 vota

Këto shifra janë nga të dhënat preliminare të numërimit të votave, pasi ende nuk janë numëruar votat nga jashtë vendit, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje nga të dhënat preliminare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka marrë 47.85 për qind të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në lidhje…