Kandidatët republikanë shkëmbyen sulme në debatin e tyre të parë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024

25 gusht 2023 | 00:54

Kandidatët republikanë presidencialë shkëmbyen sulme në debatin e tyre të parë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, teksa tentuan ta zinin pozitën si kandidati kryesor pas atij që që mungonte, Donald Trumpit.

Kishte disa që mendonin se do të ishte e mërzitshme pa Donald Trump, por tetë rivalët dëshmuan se mund të sillnin pak emocione pa ndihmën e tij. Rivalët në nuk kanë sulmuar vetëm presidentin Biden për politikat ekonomike, po hodhën akuza dhe sulme ndaj njëri tjetrit.

Mediat amerikane shpallën fitues të këtij debati, biznesmenin Vivek Ramasëamy, njeriu që nuk kandidoi kurrë për poste publike dhe as që votoi për një president nga viti 2004 deri në 2020. Me një buzëqeshje të gjerë dhe një gjuhë të shpejtë, ai shpesh dukej se ishte i vetmi kandidat në skenë që po kënaqej. Ai i shmangu lehtësisht goditjet nga kolegët e tij kandidatë, duke përqeshur dhe disa prej rivalëve.

Por një prej humbësve në këtë debat  mund të konsiderohet dhe guvernatori i Floridas, Ron De Santis, ndërsa ish-zëvendës presidenti Mike Pence, u rendit mirë nga opinioni publik pas debatit.

Trump nuk mori pjesë, pasi siç ka thënë ai, sondazhet e shpallin atë fitues brenda republikanëve dhe se politikat i ka bërë të qarta për amerikanët gjatë 4 viteve të tij si president. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten Alil Demirin,…