Kandidati i PDK-së për deputet nis fushatën me thënien e ish-presidentit Kennedy dhe heroit Skënderbeu

21 janar 2021 | 14:34

Isak Shabani i cili garon për herë të parë për deputet të Kuvendit të Kosovës, përmes një postimi në profilin vet në “Facebook”, ka shkruan një  thënie të ish-presidentit amerikan John Kennedy, si dhe të heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Isak Shabani, ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të heroit Zahir Pajazi, i burgosur politik, dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës. Shabani garon më numrin #34

Postimi i plotë i Isak Shabanit:

“MOS PYET ÇFARË BËNË VENDI YT PËR TY, POR ÇFARË BËRE TI PËR VENDIN TËND” e thënë nga Presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kennedy, le të bëhet lajtmotiv dhe vullneti i të gjithë neve.

Vërtet kemi aq shumë për të bërë për vendin tonë.

Ju ftojë të bashkojmë forcën dhe mendjen për të mirën e vendit tonë duke kujtuar edhe thëniet e të madhit Skënderbe: “Kur bëhet bashkë e mira me të mirën, veç mirësi ka. Kështu ka ndodhur sa herë që kam pasur të bëj me njerëz të mirë” dhe “Vendi im është i varfër dhe shtëpia ime është e vogël, por atë ma ka falur Zoti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan merr një lajm shumë të mirë dy ditë…