Kandidatja për deputete Erjona Rama në takim me rininë kërkon mobilizim për zgjedhjet
Kandidatja për deputete e Nismës Socialdemokrate nga Gjakova, Erjona Rama, në takimin me rininë e kësaj partie në Gjakovë, ka thënë se fuqia në numër e votës së rinisë është shumë e madhe.
“Kjo ishte tema me prioritet në mbledhjen e mbajtur me rininë e Nismës Socialdemokrate dega në Gjakovë, duke ditur faktin se 60 për qind e popullsisë është moshë rinore. Prandaj, fokus i kësaj mbledhje ishte ‘rinia’, në mënyrë që të jemi syhapur si rini në përzgjedhjen e partisë, liderit tonë, dhe deputetëve që përfaqësojnë interesat tona, gjithashtu, të rrisim pjesëmarrjen në zgjedhje të qytetarëve më 6 tetor 2019”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ajo ka thënë se gjatë kësaj mbledhje, u diskutua edhe për problemet e të rinjve në Gjakovë por edhe në të gjithë Kosovën. “Duke u fokusuar si në çështjet vendore ashtu edhe ato kombëtare përfshirë edhe rolin e partive politike në zgjedhje”, ka shkruar Erjona Rama, kandidate për deputete e Nismës Socialdemokrate.
/Epoka e re/