Kandiqi kritikon Serbinë: Është e papranueshme refuzimi i rezolutës për Srebrenicën

11 prill 2024 | 11:32

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka kritikuar Serbinë për përpjekjen e saj lobuese kundër rezolutës së OKB-së për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë.

Kandiqi ka vlerësuar se nga një pikëpamje qytetare një gjë e tillë është e papranueshme.

“Është e papranueshme nga pikëpamja qytetrimore që të refuzohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë në 1995, sepse disa gjenerata të reja nuk do ta falin Serbinë e sotme, së cilës i mungon forca për t’u distancuar nga e kaluara në të cilën nuk ka vepra të mira të veta”, ka shkruar Kandiqi në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka…