Tahiri akuzon diplomacinë për dështim: Aleatët s’po e kërkojnë më nga Serbia njohjen e Kosovës
11 prill 2024
| 11:29
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar kërkesën e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës për themelimin e Asociacion të komunave me shumicë serbe.
Ajo ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se pse më aleatët e Kosovës nuk po kërkojnë nga Serbia njohjen e Kosovës.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se kjo ka të bëjë më dështim të diplomacisë së Kosovës.
“Pse bota po kërkon Asociacionin nga Kosova ndërsa nuk po kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia – ky padyshim është dështim i Kurtit dhe diplomacisë sonë- mjerisht!”, ka shkruar Tahiri.



