Kandiqi: Vrasja e shqiptarëve nga njësitë serbe ‘Akrepat’, a është agresion i NATO-s?

28 mars 2019 | 17:55

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka përkujtuar 20-vjetorin e vrasjes së 14 civilëve nga familja Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë nga njësitë famëkeqe serbe “Akrepat”.

Ajo nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka pyetur serbët nëse kjo vrasje makabre ndaj civilëve të pafajshëm është agresion i NATO-s.

“Sot, 20 vjet më parë, anëtarë të MUP-it të Serbisë, njësitë e ‘Skorpions’, vranë 14 civilë, gra dhe fëmijë shqiptarë nga familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë. Fëmijëve ua kishin nxjerrë sferat e qelqta nga xhepat, i rreshtuan për muri dhe zbrazën rafalë mbi ta. A është ky ‘agresion i NATO-s?’”, ka shkruar Kandiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll pësoi humbje nga Spanja…