Kanë 32 vite diference, 24-vjeçarja: Njerëzit mendojnë se jemi babi me vajzën

08 mars 2021 | 11:41

Një çift që ka 32 vite diferencë, ka zbuluar se si njerëzit i kanë ngatërruar për babanë me të bijën. 56-vjeçari Scott u takua me 24-vjeçaren, Jessica në 24 gusht të vitit 2016, kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe.

Jessica është 10 vite më e re se vajza e Scott. Babai i dy fëmijëve ka qenë fillimisht i shqetësuar për moshën e saj, duke pranuar se nuk e mendonte se do të lidhej me një person kaq të re.

“Ajo më ka shkruar e para, pasi profilin e saj nuk e shikoja dot duke qenë se ishte shumë e vogël. Kur pashë profilin e saj mendova “wow ajo është e mrekullueshme”. Por kur pashë moshën, atëherë vendosa që të tërhiqesha. Kisha shumë rezerva në lidhje me takimin me një vajzë kaq të re”, ka treguar Scott.

Ai ka shtuar se ka patur probleme në lidhje me moshën pasi vajza e tij është 10 vite më e madhe se Jessica.

“Vajza ime është 32 vjeçe tani, gati 10 vite më e madhe se ajo. Si pasojë kisha ‘frikë’ se çfarë mund të thoshin të tjerët në lidhje me këtë marrëdhënie”, ka shtuar 56-vjeçari.

Ky i nga ana tjetër, Jessica ka treguar se si njerëzit mendojnë se ata janë babai me të bijën, e kjo pikërisht për shkak të moshës. Sipas saj, njerëzit duket se janë të habitur nga lidhja e tyre e dashurisë.

Kanë 32 vite diference, 24-vjeçarja: Njerëzit mendojnë se

Kanë 32 vite diference, 24-vjeçarja: Njerëzit mendojnë se

Kanë 32 vite diference, 24-vjeçarja: Njerëzit mendojnë se

Kanë 32 vite diference, 24-vjeçarja: Njerëzit mendojnë se

Kanë 32 vite diference, 24-vjeçarja: Njerëzit mendojnë se

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka protestuar para…