Kane: Fitore e veçantë, pasi nuk festonim në Itali prej gati 60 vitesh

24 mars 2023 | 16:42

Anglia fitoi 1-2 në Napoli përballë Italisë në takimin e parë të eliminatoreve të “Euro 2024”. Harry Kane realizoi golin e dytë për “Tre Luanët” dhe të 54-n personal me kombëtaren angleze.

Kapiteni kaloi Wayne Rooney, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në histori me Anglinë. 29-vjeçari ka vendosur edhe rekorde të tjera.

“Fitore e veçantë, pasi nuk festonim në Itali prej gati 60 vitesh. Ishte bërë kohë e gjatë që nuk triumfonim këtu ndaj tyre. Kjo ka rëndësi të madhe për mua dhe shokët e skuadrës. Rekordi i golave? Jam i nderuar, kjo është një arritje e mrekullueshme. Faleminderit shokëve, stafit, gruas dhe familjes sime. Të gjithë atyre që më kanë ndihmuar të mbërrij deri këtu”, ka deklaruar Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në…