
Kanosi policin përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari nga Podujeva
06 korrik 2025
| 10:46
Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Podujevë, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor përmes rrjeteve sociale.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, kur i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “kanosje”, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj një zyrtari policor, gjithashtu mashkull kosovar.
Pas intervistimit në prani të organeve hetuese dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.