Kante mund të transferohet në La Liga  

06 shkurt 2023 | 17:00

N’Golo Kante është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës së tij me Chelsean.

Klubi anglez nuk e kanë ndërmend t’ia vazhdon kontratën mesfushorit francez, prandaj edhe Kante do të jetë lojtar i lirë gjatë verës që po vjen.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se mesfushori shkatërrues mund të përfundojë në La Liga.

Më saktësisht, ish-futbollisti i Leicester Cityt mund të përfundojë në Atletico Madrid. 31-vjeçari mund të përfundojë tek “Los Colchoneros” si lojtar i lirë, por nuk përjashtohet mundësia që ta vazhdojë karrierën në Angli në një klub tjetër, apo të rikthehet në Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e…