Kurti pas takimit me Lajçakun: E pranojmë planin franko-gjerman, bazë e mirë për negociata të mëtejme

06 shkurt 2023 | 16:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e pranon propozimin evropian, të njohur si planin franko-gjerman.

Pas takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lacjak, Kurti e ka konfirmuar se e ka pranuar propozimin e evropianëve për normalizim të raporteve me Serbinë.

Kurti  ka përsëritur se propozimi franko-gjerman është “një bazë të mirë” për të ecur para me diskutime.

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Por, Kurti ka thënë se ka pyetje të rëndësishme rreth këtij plani që do t’i adresojë në Bruksel.

“Pyetje të rëndësishme mbi garancën ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot Andre Breitenreiter është larguar nga drejtimi teknik i…