Hoffenheimi shkarkon trajnerin Breitenreiter

06 shkurt 2023 | 16:56

Nga sot Andre Breitenreiter është larguar nga drejtimi teknik i Hoffenheim, me skuadrën gjermane që ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit.

Trajneri 49-vjeçar ishte nën kontratë me Hoffenheim deri më 30 qershor 2024 dhe për këtë pritet të dëmshpërblehet.

Breitenreiter erdhi te Hoffenheim vetëm verën e kaluar nga Zurich. Pas gjashtë ndeshjeve të para në Bundesligë, ai e kishte skuadrën e tij në vendin e gjashtë. Por më pas ai mori vetëm shtatë pikë në 13 ndeshje dhe padyshim e pagoi shtrenjtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se…