
MKRS-ja licencon edhe gjashtë federata sportive
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka licencuar edhe gjashtë federate sportive.
Me këtë rast, zëvendësministrja e kësaj ministrie, Daulina Osmani, ka pritur të hënën në takim udhëheqësit e gjashtë federatave sportive.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të MKRS-së, i janë dorëzuar zyrtarisht licencat për ushtrimin e veprimtarisë Federatës Skitare, Federatës së Tenisit, Federatës së Boksit, Federatës së Shenjëtarisë, Federatës së Autosportit dhe Federatës Muaythai.
Njoftimi i plotë i MKRS-së:
Edhe 6 federata të sportit të licensuara nga MKRS
Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, priti sot në takim udhëheqësit e 6 federatave sportive.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, i janë dorëzuar zyrtarisht licencat për ushtrimin e veprimtarisë Federatës Skitare, Federatës së Tenisit, Federatës së Boksit, Federatës së Shenjëtarisë, Federatës së Autosportit dhe Federatës Muaythai.
Përgëzime dhe suksese për të gjitha federatat në veprimtarinë e tyre.