Kanye West kërkon bashkëpunim me Dua Lipën

20 mars 2019 | 17:25

Reperi i njohur Kanye West, ka shprehur dëshirën që bëjë të një këngë me këngëtaren nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa.

West dëshiron që Lipa të jetë pjesë e albumit të tij “Yandhi” pasi ai është mahnitur nga zëri i saj dhe prandaj ka kërkuar përfshirjen e saj në projektin e ri.

Burime pranë këngëtarit për mediet e huaja kanë thënë: “Kanye është i impresionuar me zërin e Duas dhe ai e di se ajo është shumë e kërkuar në industri. Ajo ka punuar me Calvin Harris dhe ai e pa se sa shumë ka ecur kjo këngë. Ai mezi po pret që ta bëjë Duan pjesë e albumit të tij të ardhshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni dhe…