Kanye West paralajmëron versionin e ri të “Tik Tok”

19 gusht 2020 | 11:28

Kanye West përmes disa postimeve në “Twitter” bëri të ditur se dëshiron të bashkëpunojë me “TikTok”, për të sjellë një version të krishterë të aplikacionit, të quajtur “Jezus Tok”.

Reperi u shpreh se ishte i “shqetësuar” nga përmbajtja që pa në aplikacion teksa ishte duke parë “Tik Tok” me vajzën e tij 7-vjeçare, North.

“Një vizion sapo më erdhi: ‘Jezus Tok’. Po shikoja ‘Tik Tok’ me vajzën time dhe si një baba i krishterë, isha i shqetësuar për përmbajtjen, por e dashurova teknologjinë. Të lutemi të bashkëpunojmë me ‘Tik Tok’, që të sjellim një version kristian të monitoruar, të sigurt për fëmijët dhe botën. Në emër të Jezusit”, ka shkruar West në postimin e tij në “Twitter”. /tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…