Kaos edhe para zyrave të CNN-it në Georgia, raportohet nga brenda godinës

30 maj 2020 | 09:55

Protesta, me kërkesën drejtësi për vdekjen e njeriut me ngjyrë George Floyd, kanë shpërthyer edhe përpara godinës së CNN-it në Georgia të Atlantës të premten në mbrëmje.

“Tulla, xhama të thyer dhe mbishkrime janë ato që kanë mbetur pas kësaj proteste” tregohen në pamjet e CNN-it.

Madje ndaj efektivëve janë hedhur edhe fishekzjarr.

“Skena ishte kaotike. Të paktën dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstrative”  raportoi nga vendngjarja gazetari i CNN-it, Nick Valencia.

Protesta e cila nisi paqësore, u bë e dhunshme më pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia publikon listën e vendeve nga të cilat do të…