Kaos në Kroaci pas futjes në përdorim të euros

03 janar 2023 | 12:01

Menjëherë pas futjes së euros si monedhë zyrtare, qytetarët kroatë kanë filluar të ankohen për rritje të çmimeve.

Rrjetet sociale janë plot me shembuj të ndryshëm të rritjeve të shumta të çmimeve pas futjes së euros, qoftë nëpër dyqane apo në shërbime të ndryshme si parukeri apo tarifa parkimi, shkruan mediumi kroat “Index.hr”.

Shumica e ankesave kanë të përbashkët se ka pasur “rrumbullaksim” me valutën e euros. Për shembull, nëse diçka kushton 13 kuna, është e mundur që dikush ta “rrumbullaksojë” atë në dy euro, që është dukshëm më  shtrenjtë.

Kjo është arsyeja pse kryeministri Andrej Plenkoviq, ka thirr një takim me ministrat përkatës dhe autoritetet e inspektimit.

Në një mesazh në “Twitter”, ai ka thënë se ka thirrur një takim me ministrat përkatës dhe përfaqësuesit e Administratës Tatimore, Drejtorisë Doganore dhe Inspektoratit Shtetëror lidhur me aktivitetet e mëtejshme për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve.

“Futja e euros nuk është arsye për rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve”, ka thënë Plenkoviq.

“Index.hr” ka raportuar se takimi duhet të mbahet sot (e martë).

Më 1 janar, Kroacia ka ndryshuar monedhën e saj në euro dhe zyrtarisht ka hyrë në zonën pa viza të Evropës – Shengen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbët i janë kundërpërgjigjur fushatës së kosovarëve për bojkotimin e…