
Kaos në portin e Bejrutit, vriten tre protestues
14 tetor 2021
| 13:55
Tre persona janë vrarë dhe të paktën 20 janë plagosur nga të shtënat me armë në zonën pranë Gjykatës së Bejrutit, gjatë një proteste.
Përkrahësit e Hezbollahut dhe lëvizjes Amal u mblodhën për të protestuar kundër gjyqtarit Tarek Bitar, udhëheqës i hetimit për shpërthimin që ndodhi 1 vit më parë në portin e kryeqytetit libanez. Familjet e viktimave të shpërthimit të port pretendojnë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarët e lartë nga kontrolli.
Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për fatkeqësinë e gushtit 2020, në të cilën u vranë 219 njerëz, 7,000 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan.
Nuk është ende e qartë se kush ka hapur zjarr dhe pse./oranews/