Kapen 457 kg kanabis, disa të arrestuar

07 janar 2018 | 22:03

Në vijim të operacionit kundër lëndëve narkotike, të dielën policia e Vlorës ka kapur 456.9 kg kanabis në Bristan.

Ndërkohë që janë arrestuar dhe disa persona, mes tyre dhe shtetas të huaj.

Ja njoftimi i policisë:

Vijon operacioni antikanabis në zonën e Gadishullit të Karaburunit pas kapjes së gomones që dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.

Gjatë operacionit antikanabis, ku në ujrat territoriale të Gadishullit të Karaburunit u pikas gomonia me 3 shtetas malazezë në bord dhe pas 24 orë ndjekje në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcën, Helikopterin e FA, QNOD, GdF në Shqipëri e Itali të koordinuar nga Zyrat reciproke Ndërlidhëse të policive, si edhe me Policinë, Marinen Ushtarake e Rojen Bregdetare të Malit të Zi, u kap me 3 shtetas malazezë në bord, njoftojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP. Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe GdF kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit ku dy ditë më parë u pikas gomonia, dhe u gjetën 28 kg Cannabis Sativa.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë u lokalizua vendi në të cilën ishte fshehur pjesa tjetër e lëndës narkotike që do të trafikohej.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Malit të Zi janë duke kryer veprime hetimore ndaj shtetasve E.K., M.S., R.M., (shtetas malazez), dhe G.M., L.H., e J.M., (shtetas shqiptar), me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kesaj veprimtarie kriminale.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë për veprën Penale ”Trafikimi i narkotikëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stephen Miller, një ndër këshilltarët kryesorë të Presidentit Donald Trump,…