Kapet greku që tentoi të trafikonte 800 fishekë

14 prill 2019 | 21:16

Një shtetasi grek i janë vënë prangat nga Policia Kufitare në pikëkalimin e Kakavijës, teksa po tentonte të trafikonte për në fqinjin jugor një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 800 fishekë, pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në mënyrë rastësore ndaj automjetit të drejtuar nga 49-vjeçari E.F., me banim në Janinë, përcjell “TCh”.

Brenda mjetit u gjet një arkë metalike e mbështjellë me rrobe dhe një qese plastike, brenda së cilës gjendej municioni i fishekëve të kalibrit 7.62 mm.

Ai do të procedohet më tej penalisht nga Policia e Gjirokastrës, për veprën e “trafikimit të armëve dhe municionit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP), shprehet e shqetësuar…