Kapet sasi rekorde e drogës në vlerë prej 700 milionë dollarësh, mbi 1 300 persona të arrestuar

22 shtator 2022 | 16:39

Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga INTERPOL ka nxjerrë në shesh shkallën e gjerë të trafikut të drogës në vlerë prej 717 milionë dollarësh dhe arrestimin e 1 333 të dyshuarve në mbarë botën. INTERPOL njofton se operacioni i gjerë ka rezultuar edhe me kapjen e me më shumë se 291 ton lëndë kimike dhe 35.5 ton lëndë narkotike.

Operacioni i koduar “Lionfish V” i nisur nga 23 qershori deri me 31 korrik kishte për synim zbulimin e trafikimit të drogave të paligjshme përgjatë rrugëve ajrore, tokësore dhe detare në 22 vende në mbarë botën nëpërmjet një qasjeje të koordinuar ndërkufitare, njofton INTERPOL.

1333 arrestimet e bëra gjatë operacionit përfshijnë 25 kombësi të ndryshme, duke nënvizuar më tej sesi trafiku i drogës është një problem global që kërkon një përgjigje globale.

Operacioni tregoi se trafikantët përdorin lloje të ndryshme mënyrash transporti për të kontrabanduar narkotikët.

Gjatë operacionit pesë-javor, autoritetet gjetën 1.8 ton ketaminë, 683 kg metamfetaminë dhe 581 kg Captagon.

Aty përfshihen gjithashtu:

20.2 ton kokainë, 11.7 ton kanabis, 158 kg heroinë, 65,100 tableta dhe 48 kg Tramadol si dhe 9,500,000 tableta pseudoefedrinë të përdorura për prodhimin e metamfetaminës, dhjetëra armë zjarri, raketa dhe eksplozivë.

Vendet pjesëmarrëse që u përfshinë në këtë operacion ishin: Australia, Bahreini, Brazili, Kamboxhia, Kolumbia, India, Indonezia, Iraku, Japonia, Jordania, Malajzia, Maldivet, Maroku, Nigeria, Omani, Filipinet, Katari, Sri Lanka, Siria, Tajlanda, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e…