Osmani takohet me kryeministren e Zelandës së Re: Bota është më demokratike kur dëgjojmë zërat e grave

22 shtator 2022 | 16:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Osmani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se bota është më paqësore, më e drejtë dhe demokratike “kur dëgjojmë zërat e grave dhe vajzave”.

“Bota është më paqësore, më e drejtë dhe demokratike kur dëgjojmë zërat e grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Një kënaqësi duke folur me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern në Nju Jork mbrëmë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli portugez Cristiano Ronaldo është ftuar t’i bashkohet klubit italian…