Kaq vota kanë marrë kandidatët për deputetë të koalicionit Nisma-AKR-PD (Dokument)

07 nëntor 2019 | 11:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.

Sipas këtyre rezultateve, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur që ta kalojë pragun prej 5 për qind.

Ky koalicion ka marrë 42.072 vota ose 4.984 për qind, jo të mjaftueshme për ta kaluar pragun pasi KQZ-ja ka procesuar në rezultat edhe votat e ardhura nga Serbia, që këto u kundërshtuan nga Nisma si jolegjitime, raporton “Epoka e re”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me këtë rezultat.

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë të koalicionit Nisma-AKR-PD:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të…