Karantinat në Kosovë të pakontrolluara dhe pa ndihma

22 mars 2020 | 18:30

Qytete, fshatra, lagje e familje në Kosovë deri tash janë vendosur në karantinë si masë parandaluese ndaj COVID-19, megjithatë, këto vende po ballafaqohen me mungesën e mjeteve higjienike dhe ushqimore, por ka edhe raste kur banorët kalojnë zonën që është në karantinë nëpërmjet rrugëve dytësore.

Deri tani dihet që në karantinë është qyteti i Klinës, Vitisë, Malishevës, Qendra e Studentëve në Prishtina, dy fshatra të Gjilanit, katër fshatra të Podujevë, një familje në Suharekë, një fshat në Lipjan.
Kurse, në Gjakovë, pasi doli se një çift i ardhur nga Gjermania është identifikuar me koronavirus.

Ndërsa, iu është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pasur kontakt me çiftin në fjalë që të vet-izolohen derisa t’iu bëhen analizat për të vërtetuar nëse janë të infektuar apo jo.
Derisa, sot është shënuar edhe viktimën e parë, i cili është një 82 vje çar nga fshati Dumnicë e Podujevës, të infektuar deri më tani janë identifikuar 31 persona, për të cilët thuhet se aktualisht gjendja është stabile.
Komunat e prekura me pandeminë COVID-19, thonë se po i zbatojnë rekomandimet e qeverisë dhe IKSHPK, duke ndërmarr kështu masa mbrojtëse shtesë dhe duke respektuar rregullat e karantinës.
Disa prej përfaqësuesve të komunave njoftuan për masat dhe nevojat që kanë në këtë situatë.
Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nëpërmjet telefonit deklaroi për KosovaPress, se askush nuk po i ndihmon me ushqim kësaj komune dhe se banorët të cilët janë vendosur në karantinë po furnizohen nga kryqi i kuq dhe organizimet e brendshme komunale.
“Ne jemi t’u e mbajte situatën me forca vetanake, ushqime nuk ka siguruar askush përveç organizimeve të brendshme komunale që i kemi edhe nëpër fshatra, jemi t’u bashkëpunuar me kryqin e kuq, me organizata humanitare këtu brenda, me donatorë, me komponentë tona, pra me forca vetanake. Kemi shpërndarë 200 pako ushqimore këto ditë, ndërsa në aspektin e pajisjeve na kanë pru, shumë pak maska dhe mjete mbrojtëse por po presim me na pru më shumë”, tha Haliti.

Ndërsa, iu është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pasur kontakt me çiftin në fjalë që të vet-izolohen derisa t’iu bëhen analizat për të vërtetuar nëse janë të infektuar apo jo.
Derisa, sot është shënuar edhe viktimën e parë, i cili është një 82 vje çar nga fshati Dumnicë e Podujevës, të infektuar deri më tani janë identifikuar 31 persona, për të cilët thuhet se aktualisht gjendja është stabile.
Komunat e prekura me pandeminë COVID-19, thonë se po i zbatojnë rekomandimet e qeverisë dhe IKSHPK, duke ndërmarr kështu masa mbrojtëse shtesë dhe duke respektuar rregullat e karantinës.
Disa prej përfaqësuesve të komunave njoftuan për masat dhe nevojat që kanë në këtë situatë.
Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nëpërmjet telefonit deklaroi për KosovaPress, se askush nuk po i ndihmon me ushqim kësaj komune dhe se banorët të cilët janë vendosur në karantinë po furnizohen nga kryqi i kuq dhe organizimet e brendshme komunale.
“Ne jemi t’u e mbajte situatën me forca vetanake, ushqime nuk ka siguruar askush përveç organizimeve të brendshme komunale që i kemi edhe nëpër fshatra, jemi t’u bashkëpunuar me kryqin e kuq, me organizata humanitare këtu brenda, me donatorë, me komponentë tona, pra me forca vetanake. Kemi shpërndarë 200 pako ushqimore këto ditë, ndërsa në aspektin e pajisjeve na kanë pru, shumë pak maska dhe mjete mbrojtëse por po presim me na pru më shumë”, tha Haliti./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një total prej 4,826 punonjësve të kujdesit shëndetësor në Itali…