Karantinohet kreu i OBSH-së

02 nëntor 2020 | 12:29

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus është karantinuar pas kontaktit me një person i cili ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Kreu i OBSH-së thotë se nuk ka simptoma të virusit. “Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e Covid-19”, ka thënë ai.

Po ashtu Ghebreyesus u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

“Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, u shpreh Ghebreyesus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka thënë se ai…