Karateistët ndalohet të luftojnë me simbole shtetërore, ky është reagimi i KOK-ut

03 shkurt 2023 | 22:17

Karateistët e Kosovës u kushtëzuan që të garojnë pa simbole, por kjo nuk u pranua nga Federata e Karatesë së Kosovës, që kështu karateistët mbetën jashtë garës.

Vendimin për të mos lejuar simbolet e Kosovës e mori Qeveria e Qipros, por ky vendim u pranua nga Federata Evropiane e Karatesë.

KOK ka reaguar për këtë gjë, duke shkruar se përgëzon vendimin e Federatës së Karatesë së Kosovës dhe komplet ekspeditës, që vendosi të bojkotojë kampionatin.

“Është për keqardhje gjesti i sotëm i qeverisë së Qipros, e cila nuk lejoi karateistët tanë të garojnë të barabartë në Kampionatin Evropian për kadetë, juniorë dhe U-21, që nisi sot në Larnaca”.

“Edhe më keq është kur ndaj këtij vendimi nuk mori masa Federata Evropiane e Karatesë (EKF), e cila u dorëzua përballë autoriteteve vendase. Sidoqoftë, KOK përgëzon vendimin e Federatës së Karatesë së Kosovës dhe komplet ekspeditës, që vendosi të bojkotojë kampionatin, duke mos lejuar të diskriminohen dhe të garojnë pa simbolet shtetërore, ashtu siç kërkuan qipriotët”.

“KOK do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj këtij vendimi diskriminues, i cili është kryekëput politikë dhe që nuk ka të bëjë me sportin”, shkruhet në reagimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri i ka kritikuar politikat ekonomike…