Karateisti Rron Zeqiraj shpallet nënkampion i Ballkanit për vitin 2026
Një tjetër sukses i madh për Klubin e Karatesë Fushë-Kosova dhe për Kosovën!
Sportisti ynë, Rron Zeqiraj, u shpall Nënkampion Ballkanik 2026 në kategorinë U13 -47 kg, duke fituar medaljen e argjendtë në një nga garat më prestigjioze të rajonit.
Rroni zhvilloi paraqitje të jashtëzakonshme, duke mposhtur katër kundërshtarë radhazi dhe duke dëshmuar karakter, disiplinë dhe shpirt luftarak. Në finalen e madhe, pas një ndeshjeje shumë të fortë, u ndal nga sportisti i Malit të Zi, ndonëse në fillim të meçit ishte në epërsi.
Kur Kosova ka nevojë për përfaqësim dinjitoz, sportistë si Rroni e nderojnë flamurin tonë me zemër, sakrificë dhe përkushtim.
Krenarë me ty, Rron! Ti je kampion në zemrat tona dhe një shembull i shkëlqyer për gjeneratat e reja.
Falënderim i veçantë për prindërit dhe sponsorët tanë për besimin, mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj klubit tonë.
Tregtia Sh.p.k Sponzor Gjeneral
Extra Al PVC Sh.p.k
Truck Zone L.L.C
Al Product Sh.p.k
Intering Sh.p.k
Komuna e Fushë Kosovës
Urime Rron Zeqiraj!
Urime trajnerëve!
Urime Komunës së Fushë-Kosovës!
Urime Federatës së Karatesë së Kosovës!
Urime Republikës së Kosovës!
Sukses që na bën krenarë të gjithëve!
Me respekt,
K.K. Fushë-Kosova.
@admiruesit kryesorë
@Komuna e Fushë Kosovës
@Federata e Karatesë e Kosovës
@Klubi i Karatesë “Fushë Kosova”







