Kardashianët vinë me emision të ri, Kim tregon se Kanye është i ftuari i parë

10 mars 2022 | 11:47

Kim Kardashian ka treguar në një intervistë ekskluzive se Kanye West do të jetë i ftuari i parë në emisionin e tyre të ri por jo edhe Peste Davidson. Khloe dhe Tristan Thomson do të flasin për skandalin e tyre të prindërimit kurse ishi i Krisit, Catlyn Jenner nuk do të jetë fare në këtë emision…Kardashianët pritet të paguhen me miliona për këtë emision

Kardashianët do të kthehet me një emision tjetër televiziv realityt për Hulu më 14 prill.

Kris, Kourtney, Kim dhe Khloe kanë pozuar së bashku për ballinën e Variety me veshje të zeza tepër seksi.

Në intervistë, zonjat kanë treguar shumë gjëra për jetën e tyre personale.

Kim Kardashian ka treguar që ish burri saj Kanye West do të jetë në episodin e parë “ndjenjë dokumentari”.

Sa i përket grindjeve të saj me Kanye, ajo tha se ajo dëshiron që ato të mbesin private në vend që të dalin publike.

“Besoj jam kampione e të qenit publike dhe kritike kur jam private”, ka thënë Kim në këtë intervistë të gjatë për Variety.

Ajo ka thënë se në emisionin e ri nuk do të këtë vend për të dashurin e ri Pete Davidson, s’paku jo për momentin.

Megjithatë, Kim ka thënë se Pete dëshiron të paraqitet në emision nëse lidhja e tyre do të jetë më serioze.

E lumtur, kështu ka treguar Kim për lidhjen e saj me Pete dhe ka folur gjatë se si ka filluar dashuria e saj.

Khloe ka treguar që ish i dashuri i saj, Tristan Thomson do të jetë në emisionin e ri ku do të flet për tradhtinë e tij.

Ajo dhe Tristan do të diskutojnë se si ai e tradhtoi atë që rezultoi me një bebe me Maralee Nichols.

Në intervistë po ashtu tregohet që ish burri i Kris, tani Caitlyn Jenner por në vend të tyre do të jetë ish i dashuri i Rita Orës, Rob Kardashian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar disa pamjet kur…