Karrigia e kryeministrit të Kosovës nuk është aq e pushtetshme sa mendonte Kurti!

19 mars 2022 | 11:07

Shkruan: Hisen Berisha

Vizita e delegacionit amerikan në veçanti këshilltarëve për siguri, duhet të merret si mesazh i qartë se Amerika është këtu dhe ajo është faktori kyç i sigurisë.

NATO dhe prania Ushtarake Ndërkombëtare në Kosovë si KFOR, e kanë bazën legale në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara, ku aksionari më i madh në NATO prej 70%, janë SHBA.

Kjo përçon një vërejtje për institucionet tona, që të bëhet kujdes në fonde për siguri e nisma të tilla, sepse kapacitetet duhet ngritur në koordinim e harmoni me aleat. Kjo vërejtje është transmetuar brenda forcës edhe nga ISG, që ofrojnë asistencë teknike e profesionale, monitoruese  permanente.

Pra, Kryeministri Kurti, do duhej të dalë publikisht e të kërkoj falje për dështimin e liberalizimit të vizave, me kauzat e rrejshme që ngriti atë botë, sepse sikurse zgjedhjet e Serbis sot, ashtu edhe  demarkacionit, etj. nuk kanë qenë në duart e udhëheqësve të Kosovës. Albini tani po e kupton, se karrika e Kryeministrit të Kosovës nuk qenka aq e pushtetshme sa e ka paramenduar përpara kur ka qenë në opozitë.

Zaten, që nga fitorja në zgjedhjet e Tetorit ‘19 dhe ardhjes kryeministër të Albin Kurtit, vazhdimisht kam folur për rrezikun e lartë që i kanoset Republikës së Kosovës nga ndikimi rus përmes tendencës së çeçenizimit të saj, edhe pse ky shqetësim që kam shfaqur, është konsideruar  tepër i vrazhdë!

Por, vizita e delegacionit të SHBA nga fusha e sigurisë, vet ardhja e asistentes së Presidentit amerikan, në vizitë të Presidentes së Republikës së Kosovës – Komandante supreme, ka të bëj me nevojën e ngutshme për të “zgjuar” mekanizmat mbrojtës të shtetit.

Ditë më parë, Serbia e shpalli mobilizimin edhe të qytetarëve kosovar të komunitetit serb, për luftën në Rusi! Ndërkohë që mekanizmat shtetërorë të sigurisë e mbrojtjes të Republikës së Kosovës ngritin fonde jolegjitime dhe paralajmërojnë se do nisë faza testuese për “shërbimin e detyrueshëm” ushtarak. Kosova tashmë nën asistencën e plotë të SHBA, po i ngritë kapacitetet ushtarake sipas një plani tranzicioni që është përpunuar e analizuar në kontekst të mbrojtjes dhe sigurisë, nën asistencën dhe koordinimin e plotë me SHBA.

Në të ardhmen, duhet të mendohet për edukimin e të rinjve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë por assesi nuk mund të minohet procesi i ngritjes së Ushtrisë së Kosovës mbi konceptin e ushtarit profesionist “një herë ushtarë tërë jetën ushtarë”, me këso projekte të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili është dëshmuar në sistemet lindore-komuniste, si model i dështuar i ushtrisë.

Kjo e bënë imperativ faktin se këto mekanizma mbrojtje dhe sigurie, patjetër duhen mare nën komandën e mbrojtjes civile të Presidentit Biden.  Kjo është e mundshme me anëtarësim të Republikës së Kosovës, me shkurtim procedurash, në NATO!

Pra, duhet të mendojmë se si mund të sillemi në kuadër të politikave të sigurisë territoriale, si shteti i 53 i Amerikës. Kjo tashmë po bëhet një imperativ, sepse Kosova me ketë kurs qeverisjeje, po rrezikon në mes qenies shteti i 53 i SHBA dhe çeçenizimit rus.

Kjo si hap urgjent mund të arrihet me lidhjen e Traktatit për Mbrojtje Ushtarake të Kosovës me SHBA. Një model analog siç e kanë SHBA me Korenë Jugore.

Kjo situatë ku po katandiset vendi, prishja e paqes në Evropë dhe Botë e cila nga ndërhyrja ruse në Ukrainë, nuk do të jetë më e njëjtë, ndryshimi i ambientit të sigurisë, shteti nuk mundet me u lanë në duar të papërgjegjshme.

Demokriti na porositë se “Qytetarët e këqij që marrin detyra institucionale, sa më të padenjë të jenë për t’i marrë ato, aq më shumë tregohen moskokëçarës dhe në kulm të marrë e arrogantë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e Kosovës rikthehet me këto tri ndeshje që janë…