Kastrati falënderon mjekët dhe infermierët vullnetarë për punën e tyre në pandemi

15 qershor 2020 | 16:13

Mjekë e infermierë, të cilët kanë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, e që për momentin janë të papunë, kanë shprehur dëshirë dhe vullnet që t’i dalin në ndihmë stafit shëndetësorë të komunës së Kamenicës.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, duke falënderuar të gjithë këta vullnetarë për punën e tyre, ka thënë se është shumë krenarë se përveç profesionalizmit në punë, ata janë edhe humanë.

“Mjekë e infermierë, vullnetarë në pikën kufitare. Këta janë doktorët e infermierët vullnetarë, që po i dalin në ndihmë stafit mjekësor të QKMF-së në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’. Disa në ndërrim të mëngjesit e disa në atë të natës, por gjithmonë plot vullnet e energji për punën. Po e ritheksoj edhe njëherë që jam shumë krenar me kuadrot e Kamenicës sepse përpos profesionalizmit, janë humanë e solidarë. Shqiponjë, Fisnik, Erolind, Vlerë, Granit, Qendrim, Qemajl, Edonis, Blinerë e Jetmir, faleminderit për kontributin që jepni në këtë periudhë pandemie, pa kërkuar asgjë në këmbim”, ka thënë ai, duke  u bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë kujdesin për veten, rrethin dhe familjet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,…