Kastrati, i vendosur për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Fan S. Noli”

08 shtator 2020 | 15:02

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me u.d drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi, dhe zyrtarë nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve (ZIMB), kanë takuar drejtoreshën e departamentit të shërbimeve teknike në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Fadile Dyla dhe zyrtarë nga ky divizion.

Në këtë takim është diskutuar për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Fan S.Noli” në Kamenicë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar ministrinë për bashkëpunimin duke thënë se ky projekt plotëson standardet evropiane.

“Kjo shkollë me 544 nxënës, projekti i së cilës plotëson normat dhe standardet evropiane, synon qëndrim tërëditor dhe shfrytëzim të mensës prej nxënësve serb e shqiptarë. Falënderoj ministrinë për bashkëpunimin”, ka thënë Kastrati.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot në Bruksel…