Kastrati: Kamenica po i jep mësim Kosovës se si zhvillohet arsimi e si mbrohet mësimdhënësi

02 tetor 2019 | 16:44

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata kolektive me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Me këtë rast, Kastrati ka thënë se Kamenica po jep shembullin se si zhvillohet arsimi dhe mbrohet mësimdhënësi.

“Reforma e arsimit në Kamenicë sot ka hedhur një hap të madh përpara. Kamenica po i jep mësim Kosovës se si zhvillohet arsimi e si mbrohet mësimdhënësi”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kjo kontratë është e para në nivel sektori me të cilën bashkërisht i jepet zgjidhje problemeve në Arsimin e Kamenicës.

“Lajmi për nënshkrimi e Kontratës Kolektive është sihariq i madh në dy fusha tejet të rëndësishme për shoqërinë. Kjo kontratë i hap rrugë rritjes së cilësisë në arsim sepse asaj po i bashkohet komuniteti i mësimdhënësve, mësuesit e profesorët. Rëndësi të jashtëzakonshme ka edhe fakti se nënshkrimi i sotëm përbën kontratën e parë kolektive në nivel të ndërmarrjes. Problematikat e ngjashme në fushën e arsimit por jo vetëm, nuk do të trajtohen më individualisht, por kolektivisht dhe përmes sindikatës. Precedenti që kemi vendosur sot nuk është ai i kompromisit, por i bashkëpunimit. Kjo është e mundur sa herë marrëdhëniet midis nesh i kemi të ndërmjetësuara prej qëllimeve përparimtare. Dija e emancipimi janë të tilla”, ka thënë Kastrati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes për Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj,…