Kastrati: Kurti bëri autonomi për serbët pa njohje, dialogu i dështuar

19 mars 2024 | 23:51

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ishte i ftuari i sotëm në emisionin DPT te Fidani në ATV, ku foli për zhvillimet e fundit politike.

Kastrati, ka thënë se nuk janë fort serioze deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për luftë, teksa e ka vlerësuar edhe Vuçiqin si joserioz.

“Këto punë me këtë trekëndëshin e relacionit mes nesh, Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare do të duhej të përfundonin kaherë. Por duhet ta kuptojnë se me marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ecë kështu – me të drejtë. Ndyshojnë politikat. Ajo që kemi parë në vitet 98′-99′ sot është komplet ndryshe”, u shpreh Kastrati.

Ai shtoi se “është e vërtetë që perëndimi është i butë me Vuçiqin”.

Kastrati foli edhe për thirrjet e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit. Duke folur për kryeministrin Kurti, ai e kritikoi për Asociacionin.

“Ka rrejtë për Asociacionin, s’ka Zajednicë. Nuk e bëri atë me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese por shkoi një hap më shumë, bëri autonomi për serbët pa njohje”, tha Kastrati.

Kastrati, e ka cilësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si të dështuar.

“Kemi përfunduar me sanksione”, u shpreh Kastrati. Reporteri.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher…