Kastrati: Nënat lehona do t’i përkrahim me nga 150 euro

23 shtator 2021 | 17:05

Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Këshillit i Forumit të Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë, ku i pranishëm ishte edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetari i degës, Hajdin Berisha.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë fjalës së tij tha se, është një nder i madh për secilin qytetarë të Malishevës që do të ketë mundësi që më 17 tetor, të votoj listën fantastike të grave e zonjave intelektuale të Nismës Socialdemokrate.

Ftesa ime për çdo nënë e grua të Llapushës të mbështetni kandidatet e Nismës, sepse me zërin e tyre, përvojën, profesionalizmin e tyre do të vazhdojnë ta fisnikërojnë politikën komunale dhe do të kontribuojnë për të dërguar në një stad tjetër zhvillimin dhe emancipimin, kulturor dhe ekonomik dhe mirëqenies sociale të familjes së Llapushës e përtej saj, ka thënë Limaj.

Rreth Nismës Socialdemokrate këtu në Malishevë është ajka e zonjave, e djemve dhe burrave të kësaj zone, grave të cilat ndërthurin trashëgiminë e atyre të cilat janë heroinat tona të heshtura, që janë nënat tona të cilat sakrifikuan për të na edukuar, shkolluar, rritur në kushte të jashtëzakonshme, të rënda e të vështira ekonomike dhe politike, të cilat nuk u dorëzuan kurrë, të cilat ndrydhën edhe dëshirat dhe vullnetet e tyre për të na bërë neve të lumtur dhe për të na dhënë një mundësi, një rast, ka thënë Limaj.

Limaj gjithashtu, tha kandidatet gra për Asamble Komunale dhe Lista jonë në përgjithësi, në krye me kandidatin për kryetar Ekrem Kastrati, tregon qartë se kjo elitë politike është e denjë për të përfaqësuar e drejtuar jo vetëm me Llapushën, por me gjithë Kosovën. Në fund, Limaj ka kërkuar që të votohet numri 119 i Nismës Socialdemokrate dhe Ekrem kastrati për kryetar, në mënyrë që të bëhet i mundur realizimi i projektit të madh për Malishevën Urbane.

Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, në këtë takim me gratë aktivistë të Nismës Socialdemokrate në Malishevë, ka thënë se, është shumë e rëndësishme që në komunën e Malishevës, aktivizimi i grave në politikë të jetë sa më masiv dhe besoj fort se fuqizimi i rolit të gruas në politikat tona lokale e bën më fisnike dhe më humane politikën këtu në Malishevë dhe në gjithë vendin.

Kastrati gjithashtu ka thënë se, në programin për mandatin e ardhshëm katër vjeçar kemi disa plane konkrete për përkrahjen e grave, disa nga të cilat tha se janë: Rritja e numrit të grave në pozita drejtuese, mundësi të barabartë në vendimmarrje dhe shanse të barabarta në tregun e punës, nënat lehona të cilat aktualisht përfitojnë një përkrahje prej 100 euro për çdo lindje, gjatë mandatit tonë të tretë nënat lehona do të mbështesim me nga 150 euro, gratë dhe vajzat e Malishevës që njihen për sukseset e tyre në bizneset e zanateve, gjatë mandatit tonë të ardhshëm do ti mbështesim fuqishëm përmes granteve dhe subvencioneve dhe lehtësimeve tjera në të bërit biznes, etj.

Ndërsa, kryetari i degës së Nismës në Malishevë, që njëherit është edhe bartës i listës së kandidatëve për Asamble Komunale, Hajdin Berisha, gjatë fjalës së tij tha se, Malisheva tashmë e ka të qartë orientimin e vet politik që nga viti 2013 e këtej, pra qytetarët e Malishevës nuk eksperimentojnë, por e kanë e kanë alternativën e vet dhe ajo është NISMA Socialdemokrate, është numri 119 dhe kandidati ynë për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati.

Në këtë takim, gjithashtu nga një fjalë rasti e kanë mbajtur edhe kryetarja e Nismës së Gruas në Malishevë, Besë Kryeziu Ramaj si dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Krasniqi, si dhe të gjitha kandidatet femra për Asamble Komunale, të cilat kërkuan të përkrahet kandidati Ekrem Kastrati me qëllim të realizimit të projektit për Malishevën Urbane.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24.09.2020 Punime të domosdoshme për siguri te sistemit Prishtinë 1.…