Kastrati, Vetëvendosjes: O hajdutë, paguani 7 500 euro një këshilltar

30 nëntor 2023 | 14:38

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës,  ka shprehur kritikën për rastin e shumëpërfolur të ditëve të fundit, pagesën e Gani Jakupit si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës .

“Qysh s’keni turp me fol kur paguani këshilltar 7 500 euro që do të thotë pagesë sa për 70 pensionistë, 20 policë… Rroga e tij është 90 mijë euro në vit, 130 mijë me benefite”.

“O hajdutë, keni bërë ofertë të hapur për dy ditë. O hajdutë, këtë nuk e ha dikush as me tru orangutani. Kjo është brutalitet”, është shprehur Kastrati.

Për Raportin e Progresit, Kastrati ka thënë se nuk mund të flitet për progres, kur Kosova, është nën sanksione ndërkombëtare.

“Nga 487 milionë, 300 milionë i keni nën sanksione. Qeveri kalamajsh”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“RTV Dukagjini” bazuar në burime ka raportuar se Policia e…