Kastrioti mposhti Drenicën, rikthehet në pozitën e tretë

05 mars 2021 | 09:45

KH Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt).

Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 21-të, Kastrioti në Ferizaj fitoi ndaj Drenicës me rezultat 41:28.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:12.
Endrit Tafarshiku e Aldi Rudari realizuan nga 9 gola për ferizajasit. 9 gola i realizoi edhe Endrit Hamza i Drenicës.

Kastrioti tani është i treti me 24 pikë. Drenica mbetet e gjashta me 16 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe…