Katari goditet nga tornadot dhe breshëri

07 dhjetor 19:55

Një tornado i shoqëruar me breshër ka goditur Katarin. Sipas raportimeve, më i prekuri ishte qyteti industrial Ras Laffan, i cili ndodhet 80 km në veri të kryeqytetit Doha.

Kujtojmë se qyteti në Lindjen e Mesme mirëpret Kupën e Botës 2022 dhe që nga nisja e kampionatit nuk kanë munguar episode të “frikshme” të motit.

Departamenti meteorologjik i Katarit publikoi disa pamje në Twitter, pak pasi kishte paralajmëruar për një stuhi që po afrohej ndërsa u bënte thirrje qytetarëve që të tregoheshin të kujdesshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata në veriun e Mitrovicës pas ndodhive të djeshme vazhdon…