Kate Middleton flet për mëmësinë dhe fëmijërinë e saj

19 shkurt 2020 | 11:26

Prej momentit që u bë pjesë e familjes mbretërore, Kate Middleton ka dhënë shumë pak intervista. Së fundmi ajo është treguar e hapur të flasë për më shumë se 30 minuta në një intervistë të sinqertë për mëmësinë, fëmijërinë e saj dhe pasionet e saj të hershme.

Kate u shfaq në një episod special të Giovanna Fletcher, “Happy Mum, Happy Baby”.

Dukesha foli hapur për rolin e saj si nënë e tre fëmijëve, Georgeit, Charlottes dhe Louisit. Kate Middleton ka treguar edhe një foto të vogëlushes së saj, Charlotte, duke mbledhur lule. Ajo shpjegon rëndësinë e të qenit në natyrë në ajër të pastër.

Kate rrëfeu për gjyshen e saj, edukimin që dëshiron t’ua përcjellë fëmijëve dhe dashurinë për të kaluar kohë jashtë.

“Unë kisha një gjyshe të mrekullueshme e cila na kushtoi shumë kohë. Luante me ne, bënte art dhe punime dore, na çonte në serra, gatuante me ne. Prandaj unë përpiqem të përfshij shumë nga aktivitetet që ajo bënte me ne, në kohën që kaloj me fëmijët e mi”, ka thënë Kate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sir Elton John është detyruar ta ndërpresë koncertin në Zelandën…