Kate Middleton vë maskë në publik për herë të parë

06 gusht 2020 | 11:30

Kate Middleton është parë për herë të parë me maskë në një shoqatë për fëmijë. Dukesha e Kembrixhit ka vizituar një bankë për fëmijë, ku ka ndihmuar punëtorët dhe ka folur me familjet që mbështeten në shërbim, shkruan “The Independent”.

Kate Middleton ka vazhduar punën për mbështetjen e familjeve me një udhëtim në Baby Basics UK në Sheffield.

Pas vizitave private në Baby Basics West Norfolk në fillim të këtij viti, ku Dukesha kishte dëgjuar më shumë për nevojën e bankës për fëmijë për donacione, ajo ka dhuruar artikuj për foshnja nga markat dhe shitësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka përkujtuar mjekët që…