Katër anije tentojnë të kalojnë Hormuzin, ushtria iraniane i kthen pas

28 maj 2026 | 08:40

Mediet iraniane raportojnë se 4 anije që tentuan të kalonin Ngushticën e Hormuzit u detyruan të ktheheshin pas

Agjencia e lajmeve Tasnim raporton se forcat detare iraniane u përballën me katër anije që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit dhe të hynin në Gjirin Persik pa u koordinuar me autoritetet iraniane.

Duke cituar një zyrtar ushtarak të informuar, Tasnim tha se anijet morën fillimisht paralajmërim nga forcat detare iraniane, por pasi ato e shpërfillën njoftimin, u qëllua me të shtëna paralajmëruese, duke i detyruar të tërhiqeshin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të…