Katër dhoma gjumi dhe…. Zbuloni rezidencën 5 milionë paund të Rita Orës dhe Taika Waititit

13 nëntor 2023 | 11:49

‘Të kesh një vend që mund ta quajnë shtëpi është vërtet e rëndësishme’

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, kanë blerë një rezidencë trekatëshe 5 milionë paund në Zelandën e Re:

‘Të kesh një vend që mund ta quajnë shtëpi është vërtet e rëndësishme’. Prona e re e dyshes ndodhet në Auckland.

Mediat e huaja shkruajnë se prona e madhe mburret me katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madh dhe pamje mahnitëse në të gjithë gjirin.

Shtëpia gri e errët është e vendosur në një platformë trekatëshe në majë të shkëmbit dhe është e vendosur në dy të tretat e një hektari, me aksesin e saj në plazh.

“Edhe pse Taika dhe Rita kalojnë shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar, Zelanda e Re është ende një pjesë e madhe e identitetit të tij dhe jetës së tyre së bashku”, tha një burim për mediat e huaja.

Dyshja e famshme prej pak më shumë se një viti kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë dhe duken shumë të dashuruar në çdo dalje publike të tyren.

Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka ngurruar ta cilësojë të shoqin e saj si “zotin e seksit”. E ftuar në emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme…