Katër libra biznesi në shqip që duhet lexuar nga çdo ndërmarrës

09 gusht 2020 | 21:09

Librat janë ushqim për shpirtin e për mendjen. Për sipërmarrësit janë të domosdoshëm, në mënyrë që motivimi dhe kalimi në një shkallë tjetër angazhimesh të mos ndalojë. Nëse ende nuk i keni lexuar, më poshtë janë 4 libra biznesi që do t’ju ndihmojnë në rrugën tuaj drejt suksesit.

1“Si të bëhesh profesionisht në shitje”, është një udhëzues njohurish dhe aftësish. Është përgjigja e pyetjes: Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje?.

Libri ju mëson rreth aftësive që ju veçojnë nga shitës të tjerë të suksesshëm? Në ç’etapa zhvillohet ky proces? Çfarë duhet bërë për të rritur shanset për suksesin afatgjatë?

2. “Të mendosh si miliarder”.

Mund ta kondërshtoni në rolin e tij si president, ashtu siç po bëjnë shumë amerikanë. Apo mund të jeni kundër politikave ekonomike ndërkombëtare të tij, por nuk mund të mohoni suksesin e Donald Trump në biznes. Libri “Të mendosh si miliarder”, ka të bëjë me të mësuarit për të menduar si një miliarder. Edhe nëse mbani vetë 10 përqind të urtësisë brenda këtyre faqeve do të keni ende një goditje të mirë për t’u bërë milioner.

3“Baba i pasur, baba i varfër 2”, është vijim i vëllimit të parë bestseller absolut, ku kësaj radhe autorët sjellin këshillat që jep babai i pasur për paranë djalit të tij. Kësaj radhe jepen udhëzime për të arritur lirinë tuaj financiare. Me autor Robert T. Kyrosaki, Sharon L. Lechter ai kushton 1000 l tek bukinist.

4. Pushtet i pakufishëm, me autor Anthony Robbins, është një libër trajnues revolucionar për mendjen. Do t’ju tregojë, hap pas hapi, si të veproni në maksimumin tuaj ndërsa fitoni liri emocionale dhe financiare, arrini lidership dhe vetëbesim, dhe siguroni bashkëpunimin e të tjerëve. Do t’ju japë njohurinë dhe kurajën që të ribëni veten dhe botën tuaj. Pushtet i pakufishëm është një libër udhëzues për performancën e lartë, në një epokë suksesi. Anthony Robbins e quan shkenca e re e arritjes personale. Ju do ta quani gjëja më e mirë që ju ka ndodhur.

businessmag.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veton Berisha i ka realizuar dy gola për Vikingun sot…