Katër raste të vdekjes nga Covidi në 24 orët e fundit

12 maj 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të vdekjes nga koronavirusi.

Instituti ka njoftuar se rastet e vdekjes janë nga komuna e Prishtinës, Kaçanikut  dhe Mitrovicës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive.  Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç)”, ka njoftuar instituti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka dështuar që të marrë kreun e tabelës në…