Katër shtetas të Kosovës evakuohen nga Afganistani

19 gusht 2021 | 12:29

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë (MPJD) ka njoftuar se katër shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani.

“Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani. MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse me 70 vite mbi supe dhe 5 vitet e…