Edhe katër të shëruar nga koronavirusi, arrin në 789 numri i përgjithshëm

24 maj 2020 | 21:36

Në Kosovë sot janë shëruar edhe katër person nga Covid-19 duke shkuar numri i përgjithshëm i të shëruarve në 789.

Kështu është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës me anë të një njoftimi për media, në të cilin thuhet se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 138 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, me SARS-CoV-2 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv.

“Sot janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N’Kosovë Show në emisionin e kësaj jave sjell bisedën me…