Katër vite pa legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri

09 qershor 2022 | 09:54

Futbolli dhe sporti i Kosovës para katër vitesh humbi Fadil Vokrrin, njërën prej figurave emblematike, i cili dha kontribut të paharruar sa ishte futbollist aktiv, por edhe më pas në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë dhe më të pëlqyer shqiptar. Një prej meritorëve më të mëdhenj për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Në këtë përvjetor, e përkujtojmë me krenari punën dhe përkushtimin e tij dhe zotohemi të vazhdojmë misionin e tij në zhvillimin e sportit të Kosovës.

Ndihemi krenar që patëm një njeri si Fadil Vokrri dhe do të jemi gjithmonë falënderues ndaj veprës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës pritet të ndërhyjë në rregullimin e çmimit…